Flash

Mashtruan financiarisht, Neymar thirret në gjyq në Barcelonë: kërkohen 5 vjet burg për brazilianin

Lapsi.al 15 October 2022
Mashtruan financiarisht, Neymar thirret në gjyq në Barcelonë:

Neymar do të jetë në gjyq në Barcelonë javën e ardhshme. Braziliani përballet me pesë vjet burg për akuzat për mashtrim dhe korrupsion. Faktet datojnë që nga viti 2013, kur sulmuesi u transferua nga Santos te katalanasit. DIS, një kompani investuese braziliane që në atë kohë mbante 40% të të drejtave të lojtarit ngriti një pretendim. Sipas tyre shifrat e deklaruara në atë kohë nga Barça ishin më të ulëta se ato reale dhe për këtë ngritën padinë. Akuzat u hodhën mbi O'Ney, prindërit e tij, dy klubet dhe ish-presidentët Bartomeu e Rosell (Barcelona) dhe Rodrigues (Santos).

Neymar, i cili zyrtarisht shkoi nga Santos te Barça për 57.1 milionë euro (nga të cilat 40 shkuan për familjen e lojtarit dhe 40% e 17.1 të mbetur për DIS), i ka mohuar gjithmonë akuzat. Por, pasi humbi në 2017 një apel ndaj Gjykatës së Lartë spanjolle, do të duhet të shkojë në gjyq. Gjykata e Barcelonës ka deklaruar se braziliani duhet të paraqitet të hënën, për séancën e parë. Edhe pse - shpjegon BBC - nuk është e qartë nëse ai do të detyrohet të qëndrojë në Spanjë për të gjithë kohëzgjatjen, e vlerësuar në dy javë.

Lexo më tej: Neymar rrezikon dy vjet burg: në tetor, proçesi mbi parregullsitë e kalimit nga Santos te Barça

DIS ka deklaruar se do të kërkojë 5 vite burg për Neymar, gjithashtu ndalimin e Rosell dhe Bartomeu si dhe dëmshpërblim prej 149 milionë eurosh. Nga ana tjetër, prokurorët spanjollë duken të orientuar në kërkesën për dy vite burg për lojtarin. O’Ney do të gjobitej në këtë rast edhe me 10 milionë euro. Pesë vite burg, ndërkohë, do të kërkoheshin për Rosellin dhe 8.4 milionë euro gjobë ndaj Barça.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI