Flash

Lulaj blindon mbrojtjen e Tiranës: Shehi ul në pankinë Husein

Lapsi.al 15 October 2022
Lulaj blindon mbrojtjen e Tiranës: Shehi ul në pankinë Husein

Rikthehet stabiliteti difensiv te Tirana. Orges Shehi rigjen Bruno Lulaj, që përfundoi skualifikimin dhe është gati të zbresë në fushë. Qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në derbin me Partizanin dhe mungoi në sfidën e fundit kundër Lacit. 3-3 ndaj kurbinasve, në fakt, e tregoi qartë se dicka në mbrojtje mungonte. Husein e Behirachte luanin për herë të parë bashkë nga fillimi dhe kjo e komplikoi disi detyrën.

Tre golat e pësuar janë sigurisht një tregues, por në Ballsh tekniku do të ketë përsëri Lulaj. Qendërmbrojtësi do të formojë repartin me Behiratche, ndërsa Tosevski e Ismajlgeci do të veprojnë në krahë. E gjitha në kohën kur Najdovski vazhdon të jetë i ndaluar. Maqedonasi duhet të presë të paktën edhe dy javë përpara se të vihet në dispozicion të teknikut Shehi. Gjithësesi në eficencë të plotë Najdovski do të jetë vetëm pas pauzës së Botërorit, kur të ketë rigjetur edhe formën më të mirë. Për fatin e Shehit është rikthyer Lulaj.

Pak dilema në mesfushë me Deliun, Kallakun e Limajn, që shqetësohen vetëm nga Hila, që garanton më shumë mbulim. Kundër një skuadre si Bylis që vrapon shumë, ndoshta tekniku do të kërkojë aftësitë e Hilës për të ekuilibruar repartin. Përpara Shehi nuk heq dorë nga tridhëmbëshi, gjithnjë e më shumë funksional Xhixha-Patrick-Hasani. Autori i tre golave është edhe njeriu më i pritur i ndeshjes dhe sigurisht që do të ketë vëmendje të veçantë nga ballshiotët, ndaj dhe Shehi e ka gati planin për ta bërë Xhixhën ti shpëtojë markimit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI