Flash

Zbulohet se kë takoi 1 orë Ëngjëll Agaçi në SPAK

Lapsi.al 14 October 2022
Zbulohet se kë takoi 1 orë Ëngjëll Agaçi në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka qëndruar për të paktën 1 orë në SPAK pasditen e së premtes. Gazetarja e News 24 Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga çështja. Kur ka lënë Prokurorinë e Posaçme, Agaçi ka preferuar të mos japë asnjë detaj rreth marrjes në pyetje.

Agaçi ka mbërritur në dyert e Prokurorisë së Posaçme pas përfundimit të orarit zyrtar ku është takuar me prokurorin Dritan Prençi i cili ka nën hetim çështjen e Inceneratorit të Tiranës.

“Më herët Ëngjëll Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e Inceneratorëve, për të cilat është në burg Lefter Koka dhe në arrest shtëpie ish deputeti i PS Alqi Bllako. Gjasat janë që SPAK po përfundon hetimet”, - ka deklaruar gazetarja.

LEXO EDHE: FOTO LAJM/ “Don Agaçio” me dosje në dorë duke dalë nga SPAK

Të këshilluara

Ëngjëll Agaçi thirret në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Arsy...

17:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI