Flash

Vrasja e 3-fishtë në Klos, sekuestrohen telefonat e 17-vjeçarëve

Lapsi.al 14 October 2022
Vrasja e 3-fishtë në Klos, sekuestrohen telefonat e

Prokuroria e Burrelit ka marrë në dorëzim dy telefonat e adoleshentëve Kenado Shira dhe Renato Hasula. Ata u përfshinë në një konflikt për një vajzë, duke sjellë dhe tragjedinë e rendë me 3 të vrarë në Klos.

Gazetari Enver Doçi duke iu referuar dhe prokurorit të çështjes, Abaz Muça, raporton se telefonat do t’i nënshtrohen ekspertimit për të vërtetuar nëse ka pasur apo jo shantazhe nga ana e të rinjve kundrejt 17-vjeçares.

Po ashtu mësohet se nga telefonat e të rinjve janë fshirë mesazhet që thuhet se kishte shantazhe e kërcënime.

Kujtojmë se dy ditë më parë në Klos Fiqiri Mjeshtri vrau me armë zjarri Ilir dhe Kenado Shirën. Sikurse plagosi Eglantin dhe Renato Hasulën, ndërsa më pas u vetëvra. Autori i krimit është babai i vajzës që u bë ‘mollë sherri’ e përplasjeve mes dy fiseve. Pretendohet se dy të rinjtë, kushërinj me njëri-tjetrin ngacmonin adoleshenten.

Lexo më tej: Të pranishëm gjatë konfliktit/ Lirohen 2 vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit që ekzekutoi babë e bir në Klos 

Lexo më tej: “Amanet fëmijët”/ Vëllai rrëfen telefonatën e fundit të Fiqiriut pas ngjarjes në Klos 

Lexo më tej: Të pranishëm gjatë konfliktit/ Lirohen 2 vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit që ekzekutoi babë e bir në Klos 

Të këshilluara

Arrestohet dietologia mashtruese në Tiranë

Një 41 vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se mashtronte qytetarët duke u hequr si dietologe. Kjo shtetase administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të...

17:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI