Flash

U kapën me lojëra fati në lokale, arrestohen në flagrancë 2 persona

Lapsi.al 14 October 2022
U kapën me lojëra fati në lokale, arrestohen në

Policia ka goditur 2 raste të tjera të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në Durrës. Blutë njoftojnë se janë arrestuar dy shtetas në flagrancë. Këta persona vinin baste sportive përmes aparateve celulare në lokalet e tyre. Policia njofton po ashtu se aparatet celulare janë sekuestruar në cilësinë e provës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës dhe Shijak, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, kanë vijuar kontrollet e befasishme, në lokale dhe në ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati. Si rezultat, janë arrestuar shtetasit: Xh. V., 40 vjeç, banues në Durrës dhe I. K., 47 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalet përkatëse, duke vënë baste sportive, përmes aparateve celulare të tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI