Flash

Microsoft Office ndryshon emrin

Lapsi.al 14 October 2022
Microsoft Office ndryshon emrin

Pas më shumë se 3 dekadash,  Microsoft Office, gjigandi i teknologjisë së shpejti do të riemërohet si "Microsoft 365".

Sipas The Verge, Excel, Outlook, Word dhe PowerPoint janë ende të disponueshme, por Microsoft tani shpesh do t'i referohet atyre si pjesë e Microsoft 365.

"Në muajt e ardhshëm, Office.com, aplikacioni celular dhe aplikacioni Office për Windows do të bëhen aplikacioni Microsoft 365, me një ikonë të re, një pamje të re dhe akoma më shumë veçori," citohet të ketë thënë kompania. Aplikacioni për Windows, iOS dhe Android do të kenë një përmirësim në janar.

Megjithatë, marka Office nuk do të largohet plotësisht. Microsoft do të vazhdojë të ofrojë licencën e blerjes një herë përmes Office LTSC dhe Microsoft Office 2021. "Ne do të vazhdojmë të ofrojmë blerje një herë të atyre aplikacioneve për konsumatorët dhe bizneset nëpërmjet planeve të Office 2021 dhe Office LTSC"zbuloi kompania. Ajo gjithashtu siguroi klientët se ndryshimi nuk do të ketë ndikim në llogaritë e tyre. Njoftimi i riemërimit vjen vetëm disa muaj pasi Microsoft mbylli Internet Explore. Paketa e softuerit u prezantua për herë të parë nga Bill Gates në vitin 1988. /Lapsi.al

 

Të këshilluara

Cila është risia më e re e WhatsApp

WhatsApp ka qenë gjithmonë i kufizuar kur bëhet fjalë për madhësinë e bisedës në grup, por tani ka lëvizje të tjera në atë drejtim. Në maj, kompania rriti madhë...

18:31

Twitter ndalon 'screenshot' të postimeve

Twitter ka testuar një kërkesë të re që do t'u kërkojë përdoruesve të ndajnë tweet-et në vend që t'i bëjnë 'screenshot'.Kjo veçori u vu re nga studiuesja Jane M...

11:31

Twitter nxjerr funksionin e ri "Edit Tweet"

Twitter ka njoftuar se po nxjerr funksionin e tij “Edit Tweet” për përdoruesit në Kanada, Australi dhe Zelandën e Re. Javën e kaluar, platforma tregoi se si ...

17:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI