Flash

Greqi/ Emigranti plagos me thikë në qafë dy policë

Lapsi.al 14 October 2022
Greqi/ Emigranti plagos me thikë në qafë dy policë

Dy policë kanë mbetur viktima të një sulmi në makinën e patrullës mbrëmjen e së enjtes në Selanik nga një i huaj i cili i ka sulmuar me një mjet të mprehtë dhe i ka plagosur në qafë .

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur pak para orës 20:00, në rrugën Monastiriou, kur dy efektivët e policisë që shërbejnë në Drejtorinë e të Huajve kanë kontrolluar të huajin dhe më pas e kanë futur në makinën e patrullës për ta sjellë brenda.

Më pas, sulmuesi ka mundur të shpëtojë dhe ka plagosur në qafë dy policët, me gjasë duke përdorur një thikë. Punonjësit e policisë, pavarësisht sulmit që kanë marrë, nuk e kanë humbur durimin dhe kanë arritur të imobilizojnë sulmuesin.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 45-vjeçar me origjinë nga Bangladeshi , i cili është arrestuar.

Fotot e plagëve të punonjësve të policisë të publikuara nga kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Selanikut, Thodoris Tsairidis, janë shokuese pasi tregojnë se sulmuesi ka plagosur efektivët e policisë shumë afër arteries karotide dhe mund të ketë qenë fatal.

Punonjësit e policisë janë dërguar në spital dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI