Flash

FOTO LAJM/ "Don Agaçio" me dosje në dorë duke dalë nga SPAK

Lapsi.al 14 October 2022
FOTO LAJM/ "Don Agaçio" me dosje në dorë duke

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai është marrë në pyetje nga prokurorët për rreth 60 minuta. 

Arsyet pse ka qenë në SPAK nuk dihen ende, por një dosje e rëndësishme mund të jetë afera e inceneratorëve, për të cilën ka persona të shpallur në kërkim, si dhe vijon të jetë në burg ish-ministri Lefter Koka. Pak ditë më parë ish-deputeti Alqi Bllako u liria nga gjykata me masë “arrest shtëpie”. Lapsi.al siguron një foto të Agaçit pak pasi ka dalë nga SPAK.

Njeriu kyç në Kryeministri i Edi Ramës shihet të mbajë në duar një dosje, mbase me shkresa për të shpjegur pozicionin e tij në aferën e inceneratorëve. E po kështu në dorën tjetër mban një çadër, që mbase për rastësi është me ngjyrën e rilindjes. Deri më tani s'ka një reagim zyrtar nga qeveria për arsyet përse Agaçi ishte thirrur në SPAK. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ëngjëll Agaçi thirret në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Arsy...

17:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI