Flash

Vendosnin baste sportive me celularët e tyre, 3 të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 13 October 2022
Vendosnin baste sportive me celularët e tyre, 3 të arrestuar në

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë organizuar lojëra fati në mënyrë të jashtëligjshme.

Si rezultat i operacionit policor të koduar "Fati i lojërave", u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. A. 34 vjeç, A. Xh., 28 vjeç dhe E. Xh., 28 vjeç, të tre banues në Tiranë.

“Gjatë kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI