Flash

Vendet e NATO-s forcojnë mbrojtjen raketore të Ukrainës pas sulmeve ruse

Lapsi.al 13 October 2022
Vendet e NATO-s forcojnë mbrojtjen raketore të Ukrainës pas

Vendet aleate të Ukrainës të udhëhequr nga NATO kanë njoftuar dërgimin e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Kiev. Ky vendim vjen pas një morie sulmesh raketore nga Rusia dhe si përgjigje ndaj thirrjes së presidentit rus Vladymyr Zelensky. Armatimi i premtuar nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Holanda përfshin raketa dhe radarë, edhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë më parë një premtim të ngjashëm. Ndërkohë që një sistem i teknologjisë së lartë nga Gjermania është tashmë në Ukrainë. Premtimet vijnë pasi aleatët e Ukrainës nga 50 vende takohen në selinë e NATO-s në Bruksel.

Kievi e përshëndeti samitin dhe e cilësoi “historik”. Disa orë më vonë bombardimet ruse goditën qytetin jugor të Mykolaiv të enjten në mëngjes, thanë zyrtarët. Kryetari i bashkisë së qytetit Oleksandr Senkevich tha se qyteti ishte “bombarduar masivisht” rreth orës 01:00 me orën lokale.

“Një ndërtesë banimi pesëkatëshe u godit, dy katet e sipërme u shkatërruan plotësisht, pjesa tjetër – nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vend,” tha ai.

Java e fundit në Ukrainë ka qenë intensive për shkak të bombardimeve më të rënda ruse në muajt e fundit, kur më shumë se 100 raketa u lëshuan, duke goditur infrastrukturën energjetike dhe objektiva të tjera joushtarake, përfshirë edhe një kënd lojërash për fëmijë.

Të paktën 19 njerëz u vranë në ditën e parë të sulmeve, të cilat përfshinin goditjen në qendër të Kievit. Presidenti rus Vladimir Putin thotë se sulmet me raketa ishin hakmarrje ndaj një sulmi në urën kyçe që lidh Rusinë dhe Krimenë, gadishullin jugor të Ukrainës të aneksuar nga Moska në 2014. Rusia thotë se shpërthimi i së shtunës ishte organizuar nga agjencia e inteligjencës e Ukrainës, një pretendim i hedhur poshtë nga Kievi.

Të këshilluara

Biden premton pasoja pas vendimit të OPEC

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se do të ketë pasoja për marrëdhëniet me Arabinë Saudite pasi OPEC + njoftoi javën e kaluar shkutimin e prodhimin të naftës pë...

10:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI