Flash

Tekniku i United Ten Hag, paralajmëron FA: “Ronaldo nuk do ta pranojë dënimin”

Lapsi.al 13 October 2022
Tekniku i United Ten Hag, paralajmëron FA: “Ronaldo nuk do ta

Manchester United është në kërkim të konfirmimeve në Europa League. Red Devils kërkojnë tre pikë të tjera ndaj Omonia Nicosia për t'iu afruar kualifikimit. Por në konferencën për shtyp fokusi ishte te Cristiano Ronaldo. Portugezi pret të mësojë vendimin e FA, që mund ta gjobisë për sjellje të papërshtatshme ndaj tifozit autik të Everton. Ronaldo e goditi me shuplakë në dorë djaloshin dhe i theu telefonin. Për këtë ka ndërhyrë Ten Hag, që mund ta rreshtojë sërish titullar. Deklaratat e trajnerit holandez janë marrë nga Manchestereveningneës.

RONALDO

Portugezi duket se është rikthyer në formë pas disa javësh të vështira në pankinë. "Unë jam këtu për ta mbështetur dhe për ta shoqëruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai po rikuperon shpejt 100% formën - tha Ten Hag -. Ka kërkesa specifike nga çdo lojtar në çdo pozicion në fushë. Unë dua të marr maksimumin prej tij. Tani jam i kënaqur me paraqitjen e tij, pasi në muajt e parë ai vuante nga një gjendje jo optimale. Fiziku i tij u sprovua rëndë nga mungesa e tij në dy javët e para-sezonit. Gjë që tregon se askush nuk mund të përballojë luksin e anashkalimit të përgatitjes. Për sa i përket sanksionit të mundshëm, do të flasim… dhe nuk do t'i pranojë”.

EUROPA

Trajneri përpiqet të përqendrohet edhe te sfida ndaj qipriotëve. Një ndeshje, në fakt, shumë e rëndësishme për vendin e parë në grup. "Liga e Evropës është një kompeticion shumë i vështirë, ne duam të përfundojmë të parët në grup. Jo vetëm sepse jemi United, por edhe për të shmangur arritjen e vendit të dytë dhe luajtjen e dy ndeshjeve të tjera. Luajmë shumë shpesh, me një ritëm shumë intensiv, e të menaxhojmë lodhjen dhe dëmtimet është një problem që na prek të gjithëve. Si skuadër, në numër dhe cilësi, jemi në gjendje të përballojmë angazhimet".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI