Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Raporti i Progresit për Shqipërinë, Balluku: Fitore e palodhur e institucioneve tona

Lapsi.al 13 October 2022
Raporti i Progresit për Shqipërinë, Balluku: Fitore e palodhur e

Ditën e sotme është mbajtur një konferencë e përbashkët e Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku  dhe ambasadores së Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann lidhur me Raportin e Progresit 2022 për Shqipërinë

Balluku: Në asnjë moment nuk kemi pasur iluzione të gabuara në rrugën tonë drejt integrimit. Kemi vendosur të punojmë të palodhur në këtë rrugë dhe përballë sprovave. Në 19 korrik Shqipëria nisi negociata teknike me BE. Kjo ishte fitorja e punës së palodhur të institucioneve tona. Raporti i vitit 2022 për Shqipërinë pasqyron njohjen e angazhimit të vazhdueshëm, arritjeve dhe reformave dhe qëndrueshmërisë së Shqipërisë për të ecur drejt rrugës së BE. Shqipëria vazhdon rrugën e negociatave dhe ka vazhduar të ruajë fokusin e përgjithshëm në agjendën e BE. Pavarësisht ngërçeve të fundit, administrate jonë e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të përparuar. Shqipëria do të përparojë më shpejt se vendet e tjera të rajonit, kam bindjen.

Raporti rendit arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur në vitin 2022 pa lënë pas angazhimet tona. kemi të gjithë vullnetin që ta përshkojmë këtë rrugëtim sfidues.

Të këshilluara

Shkrumbohet totalisht një makinë në Fier

Një makinë është është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natës në Fier. Mësohet se një furgon u shkrumbua totalisht gjatë kohës që ka qenë i parkuar. Ende ...

08:58

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI