Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Parashikimi i motit: Territori shqiptar mbetet në mbizotërimin e vranësirave

Lapsi.al 13 October 2022
Parashikimi i motit: Territori shqiptar mbetet në mbizotërimin e

Territori shqiptar mbetet në mbizotërimin e vranësirave të  shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime përgjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb, parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të vijoj të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu. Pritet që reshje të jenë prezente në zonat perëndimore dhe jugore. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Maqedonia e Veriut

Vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit të MV, ku vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa në zonat veriore pritet të ketë alternime kthjellimesh edhe vranësirash të shpeshta.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Europa jugore dhe qendrore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje shiu. Po ashtu në dominimin e motit të vranët dhe reshjeve në formë rrebeshi do të jetë Veriu dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa gadishulli Iberik dhe brigjet e detit Egje do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI