Flash

Lukaku nuk ishte në fushë, por me zemër po: "Ndeshje e madhe djema, vazhdojmë kështu"

Lapsi.al 13 October 2022
Lukaku nuk ishte në fushë, por me zemër po: "Ndeshje e madhe

Romelo Lukaku e ka përjetuar 'intensivisht' natën e Camp Nou, duke mbështetur shokët e skuadrës në rrjetet sociale: "Ndeshje e madhe djema. Vazhdojmë kështu", ka shkruar ai në Instagram. Lukaku i ka shtrënguar dorën 'simbolikisht' me Barcella, Lautaro Martinez dhe Gosens për golat.

Në fakt ka qenë një spektakël i vërtetë në Barcelona-Inter, 3-3. Në Camp Nou ndodhi gjithçka me avantazhin e Barcelonës të nënshkruar nga Dembélé në të 40′. Rikuperimi i çmendur i Inter edhe me Barella dhe Martinez mes minutave 50′ dhe 63′. Një ndeshje që nuk pati paqe e Lewandowski barazoi 2-2 në minutën e 82-të, por Gosens riktheu Interin në avantazh në minutën e 89-të. Lewandowski riktheu barazimin 3-3 në minutën e 92-të. Një barazim që mund të ishte edhe fitore nëse Asllani nuk do të gabonte në fund, por që mbetet thelbësor për zikaltrit. Skuadra e Simone Inzaghi sheh tashmë 1/8, e do të mjaftojë vetëm të mposhtë Viktoria Plzen për të kaluar.

Lexo më tej: Dëmtimi misterioz i Lukaku: belgu mungon edhe kundër Barcelonës

E diela mund të jetë dita e kthimit, pothuajse 50 ditë pas ndalimit. Romelo Lukaku bëhet gati të shijojë sërish fushë, pas dëmtimit në përkulësit e kofshës së majtë. Sulmuesi belg mezi pret të kthehet në fushë me Inter. E duket se do të jetë në dispozicion të Simone Inzaghi në ndeshjen e orës 12:30 kundër Salernitana në San Siro. "Ka shpresë për Lukakun dhe Correan, më pak për Brozovic. Ata janë tre lojtarë shumë të rëndësishëm që mund të na ndihmojnë", tha trajneri zikaltër pas barazimit ndaj Barcelonës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI