Flash

I gatshëm për të qenë kandidat i opozitës përballë Veliajt? Përgjigjet Këlliçi

Lapsi.al 13 October 2022
I gatshëm për të qenë kandidat i opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nuk ka përjashtuar mundësinë për kandidat në Bashkinë e Tiranës. Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, kur u pyet se a është i gatshëm të jetë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

“Gjykoj se çdo politikan në opozitë sot, mezi do ta priste një betejë me Erion Veliajn, aseti më i madh që ka PD në këtë betejë të ardhshme është Erion Veliaj, është kryabashkiaku më i dobët që ka nxjerrë pluralizmi shqiptar dhe është hipokriti më i madh që mund të ketë ekzistuar në politikën tonë. Uroj që të jetë Veliaj në garë dhe askush tjetër”- tha Këlliçi.

Nga ana tjetër, pak ditë më parë në një intervistë për Euronews Albania, Edi Rama tha se aktualisht, Partia Socialiste nuk ka kandidaturë më të mirë se kryebashkiaku Erion Veliaj, për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë.

Sakaq nga opozita ish-deputeti demokrat Gert Bogdani u shpreh se nëse lidershipi i PD-së do ta vlerësonte, ai do ta pranonte që të ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI