Flash

I dënuar nga Italia me 9 vite burg, arrestohet në Pogradec 47-vjeçari

Lapsi.al 13 October 2022
I dënuar nga Italia me 9 vite burg, arrestohet në Pogradec

Taulant Agushi, i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar nga policia e Pogradecit.

“Në kuadër të operacionit “Agimi” u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Taulant Agushi, 47 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec”, bën me dije policia.

Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

Plagosja me armë në Vlorë, zbardhen detaje

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llakatund, Vlorë. Mësohet se me plagë plumbi në këmbë në spitalin e Vlorës ka mbërritur...

21:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI