Flash

Tentuan të merrnin një 15-vjeçar peng, arrestohen dy vëllezër

Lapsi.al 12 October 2022
Tentuan të merrnin një 15-vjeçar peng, arrestohen dy

Dy vëllezër në Berat janë arrestuar ditën e sotme. Mësohet se F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç banues Dimal, janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë tentuar të marrin peng një 15-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovicë. Ata morën me forcë dhe me vetëgjyqësi, në automjetin e tyre 15-vjeçarin sepse dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash në banesën e tyre, dy ditë më parë. Ndërkohë 15-vjeçari është proceduar për veprën penale “Vjedhja”.

Të ngjashme: Rrëmbimi i dy vëllezërve në Durrës, policia shpall në kërkim një nga autorët

Dimal/Berat

Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), të cilët me vetëgjyqësi morën me forcë në automjet, një 15-vjeçar për të cilin dyshonin se u kishte vjedhur një shumë parash, në banesë.

Procedohet penalisht 15-vjeçari, për veprën penale “Vjedhja”. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç (vëllezër), banues në Drenovicë, Dimal.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Drenovicë, Dimal, kanë marrë me forcë dhe me vetëgjyqësi, në automjetin e tyre, një 15-vjeçar, sepse dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash, në banesën e tyre, në datën 10.10.2022. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI