Flash

Stoltenberg: Mbrojtja ajrore për Ukrainën, prioriteti kryesor

Lapsi.al 12 October 2022
Stoltenberg: Mbrojtja ajrore për Ukrainën, prioriteti kryesor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se fuqitë perëndimore po diskutojnë për mënyrat se si t’i ofrojnë Ukrainës më shumë mbrojtje ajrore, në kohën kur Rusia po kryen sulme ajrore “pa dallim”.

Për dy ditë me radhë, Rusia kreu një valë të sulmeve ajrore ndaj rajoneve të Ukrainës, duke bombarduar disa qytete, përfshirë edhe Kievin. Moska tha se sulmet ishin hakmarrje për shpërthimin gjatë fundjavës së kaluar në urën që lidh Krimenë e aneksuar dhe Rusinë.

“Ne do të adresojmë çështjen se si të rrisim mbështetjen për Ukrainën dhe prioriteti kryesor do të jetë më shumë mbrojtje ajrore për Ukrainën”, tha Stoltenberg më 12 tetor, në nisje të takimit dyditor të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, që mbahet në Bruksel.

Përfaqësuesit e më shumë se 50 shteteve po ashtu janë mbledhur në margjinat e takimit të NATO-s në Bruksel, për të diskutuar për rritjen e ndihmës për mbrojtje ajrore për Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar liderëve të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që të ofrojnë më shumë ndihmë të mbrojtjes ajrore, në mënyrë që shteti i tij të neutralizojë sulmet ajrore ruse. Ai tha se sistemet e mbrojtjes ajrore “janë element kyç që të ndalet terrori i Rusisë dhe sulmet raketore”

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por që nga nisja e një kundërofensive ukrainase në fund të shtatorit, Moska ka humbur disa territore që kishte pushtuar në fillim të luftës së paprovokuar./rel/

Të këshilluara

Biden premton pasoja pas vendimit të OPEC

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se do të ketë pasoja për marrëdhëniet me Arabinë Saudite pasi OPEC + njoftoi javën e kaluar shkutimin e prodhimin të naftës pë...

10:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI