Flash

Video/ Ilary Blasi tall Tottin para dyqanit Rolex, por e ka parkuar keq makinën: gjobitet

Lapsi.al 12 October 2022
Video/ Ilary Blasi tall Tottin para dyqanit Rolex, por e ka parkuar keq

Konflikti mes ciftit më të famshëm të Romës, që u divorcua pas 17 vitesh martesë, nuk njeh kufi. Pas akuzave të ndërsjella për përvetësim të koleksionit të orëve Rolex dhe këpucëve firmato vjen një episod i ri. Ilary Blasi pasi po kërkon këpucët Chanel e Gucci në rrugë ligjore, ka dashur të hakmerret ndaj Francesco Totti. Ajo postoi një video në rrjetet sociale një javë më parë, ku shfaqej para një dyqani Rolex në qendër të Romës. Blasi i ka shkelur syrin ndjekësve, duke bërë gjestin e vjedhjes me dorë, duke shënjestruar Tottin. Në këtë mënyrë Blasi po tallej me akuzën se i kishte vjedhur së bashku me të atin disa orë me vlerë të lartë.

Lexo më tej: Nga dollapi zhduken 100 palë këpucë luksoze: Ilary Blasi akuzon se ‘hajduti’ është Totti

NDALIM PARKIMI - Problemi, megjithatë, nuk ishte përmbajtja e videos. Ilary Blasi u gjobit sepse gjatë regjistrimit, ajo e kishte lënë makinën e saj - një Smart i argjendtë për dy - aty ku ndalohej parkimi. Policia lokale e gjeti atë dhe aplikoi sanksionin, siç raportoi Chi. Fotot e publikuara nga e përjavshmja tregojnë Blasin, që pasi parkoi aty ku nuk lejohej, shëtiti nëpër qendër të Romës. Në shoqërinë e saj ishte Alessia Solidani, stilistja e flokëve e akuzuar nga Totti se i kishte prezantuar meshkuj të tjerë ish-bashkëshortes. Në fillim video, disa blerje dhe pastaj kthimi i hidhur në makinë, ku gjeti policinë rrugore dhe gjobën. Nuk do të vlejë sa një Rolex, por talljen Ilary e pagoi shtrenjtë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI