Flash

Ngrihet shqetësimi në universitete: Vetëm 3 studentë në fizikë

Lapsi.al 12 October 2022
Ngrihet shqetësimi në universitete: Vetëm 3 studentë në

Në mbyllje të raundit të dytë të regjistrimeve në universitete, nga rreth 6 mijë maturantë që ishin në garë janë regjistruar 4000 mijë. Disa degë të shkencave të Natyrës, vijojnë të mbeten shqetësuese. Në këtë raund në fizikë janë regjistruar vetëm 3 kandidatë, duke e çuar numrin total në 9 studentë.

Sipas drejtorit të rrjetit akademik shqiptar vihet re një rritje e numrit të studentëve që kanë zgjedhur universitete private.

“70% kanë shkuar në universitetet publike dhe 30% në universitet private me një rritje të lehtë për universitetet private. Këto vitet e fundit ka qenë përgjithësisht 75-25”, është shprehur drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj.

Maturantët që nuk kanë fituar ende asnjë degë kanë mundësi të aplikojnë në raundin e tretë, i cili nis më 19 Tetor.

“Do të jetë më e shkurtër si koha e aplikimit ashtu dhe koah e regjistrimit, do kemi vetëm tre faza regjistrimi dhe nëse brenda të tre fazave të regjistrimit përsëri ka maturantë që nuk kanë arritur të regjistrohen, kanë mundësi të shkojnë dhe në universitetet e tjera ose fakultetet e tjera ku nuk kanë aplikuar me formularin A2 dhe të kërkojnë të regjistrohen kur shikojnë se ka akoma kuota të lira”, është shprehur Arjan Xhelaj.

Deri më tani në universitet janë regjistruar rreth 19 mijë studentë të cilët do të nisin vitin e akademik më 17 Tetor.

REGJISTRIMET NE UNIVERSITET

Raundi I 15,300 studentë

Raundi II 4,000 studentë

REGJISTRIMET NE FNSH

Fizikë 9 studentë

Kimi 11 studentë

Matematikë 25 studentë/ klannews

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI