Flash

Ndërpritet sërish energjia në centralin bërthamor të Zaporizhias

Lapsi.al 12 October 2022
Ndërpritet sërish energjia në centralin bërthamor të
Furnizimi me energji elektrike për centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë, më i madhi në Europë, është ndërprerë sërish, sipas një njoftimi të shefit të mbikëqyrjes atomike të OKB-së, Rafael Grossi. “Ekipi ynë në centralin bërthamor Zaporizhzhya më informoi këtë mëngjes se është ndërprerë energjia për të dytën ditë radhazi në 5 ditë,” tha Grossi në një mesazh në Tëitter, duke përsëritur thirrjen e për krijimin e një zonë mbrojtëse rreth termocentralit për të parandaluar bombardimet pranë objektit. Centrali më i madh bërthamor i Europës ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi dhe ndodhet pranë vijës së parë të luftës në territorin që Presidenti Vladimir Putin ka thënë se është aneksuar nga Rusia.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI