Flash

Itali/ Motoçikleta u përplas me makinën, ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 12 October 2022
Itali/ Motoçikleta u përplas me makinën, ndërron jetë

Një jetë e thyer në pak çaste dhe shumë ëndrra të lëna përgjysmë.

Shqiptari Kevin Mustafa, 20 vjeç humbi jetën ditën e djeshme pas një aksidenti tragjik në via Cesare Albisetti, në Terno d’Isola.

Aksidenti me motor ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, motori i drejtuar nga 20-vjeçari u përplas me një Citroen.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht përpjekjet ishin të kota.

Kevin Mustafa ishte 20 vjeç dhe kishte mbërritur në Terno d’Isola kur ishte ende shumë i vogël, së bashku me babain e tij shqiptar dhe nënën e tij ekuadoriane, Fanny Mourera. Familja kishte shkuar të jetonte në një pallat në via Roma 23H, pranë bibliotekës. Prindërit e Kevinit u ndanë pothuajse menjëherë dhe djali u rrit nga nëna e tij.

“Ai ishte thjesht njëri prej nesh, ishte në klasë me mua në kopshtin e fëmijëve, në shkollën fillore dhe të mesme, askush nuk e ka parë ndonjëherë si emigrant,” tha dje shoqja e tij, duke parë me sy të largët pikën e aksidentit.

Lexo edhe:

Aksident me pasojë tre të plagosur në Durrës

“Ishte një njeri shumë i qetë, shumë herë ishte vetëm”, shton një tjetër, shkruan Corriere Della Sera. 

Kevin më pas u diplomua për inxhinieri mekanike në Institutin Marconi në Dalmine dhe ka punuar në kompani të ndryshme, deri vonë ka qenë teknik mirëmbajtjeje në Brembo.

“Kur pashë djalin, ai tashmë ishte rrëzuar duke përfunduar me kokën në njërën nga rrotat. Makina po udhëtonte me shpejtësi të ulët dhe gruaja pas timonit frenoi menjëherë, por goditja ishte shumë e dhunshme. Djali ra shumë keq, iu thye helmeta.

Unë zbrita menjëherë për ta ndihmuar atë dhe pesë-gjashtë persona të tjerë gjithashtu. Nuk e prekëm sepse qafa e tij ishte në një pozitë të keqe dhe kishim frikë se mos i përkeqësonin gjërat, por telefonuam 118. Ai po merrte ende frymë edhe pse me shumë gulçim,” thotë Abdel Khachi, i cili po udhëtonte në korsinë e kundërt duke drejtuar një kamion për të bërë dërgesat në Calusco.

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe nëna e viktimës dhe e dashura e tij, Federica.

Policia po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI