Flash

Video/ Napoli me pikë të plota, tjetër goleadë ndaj Ajax: Brugge siguron 1/8 në shtëpinë e Atletico Madrid

Lapsi.al 12 October 2022
Video/ Napoli me pikë të plota, tjetër goleadë ndaj Ajax:

E mërkura e ditës së katërt të Ligës së Kampionëve hapet me barazimin mes Atletico Madridit dhe Brugge. Në Wanda Metropolitano, Colchoneros nuk shkuan përtej 0-0 ndaj kryesuesve të Grupit B. Kështu, belgët e Brugge arrijnë të marrin kalimin për në raundin e dytë të turneut. Skuadra e Diego Simeones iu afrua disa herë avantazhit me Griezmann. Në minutën e 41-të u fishkëllua një penallti kundër Brugge, por arbitri e anuloi pas konsultimit me VAR. Akoma të pafat spanjollët. Correa shënoi në minutën e 47-të, por goli nuk ishte i vlefshëm për pozicion jashtë loje të lojtarit. Atletico Madrid rrezikon tashmë të eliminohen nga gara.

Misioni i përmbushur për Napolin në Champions League. Në raundin e katërt të Grupit A, skuadra e Spallettit mposhti Ajax me rezultatin 4-2. Tani të kaltrit arrijnë aritmetikisht kalimin për në 1/8, duke mbetur në krye të grupit me pikë të plota. Në Maradona një tjetër provë e madhe për të besuarit e Spalletti. Në pjesën e parë Lozano (4') zhbllokoi ndeshjen me një prekje të lehtë me kokë. Pastaj Raspadori (16') dyfishoi rezultatin me një silurë në kryqëzimin e shtyllave.

Lexo më tej: Video/ “Askush nuk i do?”: Napoli i mposhti në fushë, Ajax refuzoi shkëmbimin e fanellave

Në pjesën e dytë, Klaassen (49') shkurtoi distancën me një goditje me kokë, duke iluzionuar holandezët. Kvaratskhelia (62') firmosi trisin nga pika e bardhë, duke vendosur rezultatin në siguri. Ajax frikësoi edhe njëherë me penalltinë e Bergwijn (83'), por pokeri i Osimhen (90') mbajti larg cdo rrezik të mundshëm.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI