Flash

7 të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 12 October 2022
7 të arrestuar në Tiranë

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre akuzohen për mashkrim.

“Shtetasi E. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërsa shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Vorë, u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, njofton policia.

Dy prej të arrestuarve janë vënë në pranga pasi kanë shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe ato janë 34 vjeçari me inicialet K. Sh., , banues në Tiranë, dhe 19 vjeçari M. Sh., banues në Tiranë.

Gjithashtu u arrestuan shtetasit L. P., 55 vjeç, L. H., 25 vjeç dhe J. Th., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, nën efektin e pijeve alkoolike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Vrau babë e bir në Klos, vetëvritet autori

Vrau babë e bir në Klos, vetëvritet autori i dyshuar i krimit të dyfishtë. Ilir dhe Kenado Shira janë babë e bir që mbetën të vrarë sot në Klos. Bëhet fjalë për...

15:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI