Flash

Video/ Maccabi fundos Juventus, eliminimi pothuaj i sigurtë: City 'ngec' në Kopenhagen

Lapsi.al 11 October 2022
Video/ Maccabi fundos Juventus, eliminimi pothuaj i sigurtë: City

Befasi në dy ndeshjet e para të mbrëmjes së të martës në Champions League. Pas raundit të katërt të grupeve Juventus sheh eliminimin te porta, pas disfatës në Izrael. 2-0 imponohet Maccabi, duke i lënë Allegrit shijen e hidhur të dështimit me vetëm 3 pikë në Grupin H. Nuk fiton Manchester City, por skuadra e Guardiolës nuk ka probleme renditje. 0-0 në Danimarkë kundër Copenhagen, i jep një shans Dortmund t'i afrohet në renditje Citizens.

MACCABI HAIFA 2-0 JUVENTUS

Juventusi shembet 2-0 përballë Maccabi Haifa, duke pësuar humbjen e tretë në Grupin H të Champions. Bardhezinjtë panë të shuhej mundësia e kualifikimit në 1/8, duke u arritur me 3 pikë nga izraelitët. Mbrëmje makthi për djemtë e Allegrit, të cilët e panë veten në disavantazh pas 7' pas një goditje me kokë të Atzil. Pas 26 minutash torinezët humbën edhe Di Maria për shkak të dëmtimi. Asnjë reagim konkret dhe iniciativa i mbeti vendasve, që goditën përsëri në të 42' me Atzil. Në pjesën e dytë reagimi vonoi shumë të vinte dhe humbja ishte e pashmangshme.

Për Juven është errësirë e plotë. Bardhezinjtë arritën të ekzaltojnë një ekip teknikisht modest si Maccabi, me një paraqitje vërtet të zymtë. Mungesë agonizmi, intensitet dhe performance, në një ndeshje të mbushur me gabime teknike dhe pozicionimi. Allegri gaboi në fillim me zgjedhjen në të majtë të Cuadrado, që i la bardhejeshilëve hapësira të mëdha. Tekniku u korigjua pjesërisht, por më pas duhet të bënte llogaritë me nervozizmin dhe pasaktësitë e vazhdueshme të një grupi aspak funksionues. Dy ndeshjet e ardhshme duhet të ishin ndeshjet në të cilat do të luhej kalimi në 1/8 me Psg-në dhe Benfikën. Por sipas të gjitha gjasave do të jenë ato ku do të luhet kalimi në Europa League, me Maccabin.

COPENHAGEN 0-0 MANCHESTER CITY

Një ndalesë që nuk i bën keq Manchester City. Me një lojtar më pak në pjesën më të madhe të lojës, skuadra e Guardiolës rrëmben një barazim 0-0 në Kopenhagen dhe ruan kryesimin. Në pjesën e parë protagonist i vërtetë ishte VAR. Në minutën e 11' anuloi avantazhin e City me Rodri, për shkak të një prekje me dorë të Mahrez gjatë aksionit. Më pas, në të 25' akordoi penallti për anglezët, por gjithmonë Mahrez gaboi përballë Grabara. Në fund, pas gjysmë ore lojë, ishin gjithmonë ndihmësit në VAR ata që tërhoqën vëmendjen e arbitrit për një faull si lojtar i fundit të Gomez ndaj Claesson. Karton i kuq direkt dhe Guardiola luajti me një lojtar më pak. Gjithsesi, ecuria e lojës ndryshoi pak. Edhe në inferioritet numerik (dhe me Haaland në pankinë për 90 minuta) City mbeti padron i fushës. Në fillimin e pjesës së dytë De Bruyne iu afrua avantazhit në dy raste. Copenhagen u mbështet te kundërsulmi, por nuk gjeti hapësira dhe ndeshja përfundoi pa gola.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI