Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Rama me Erdogan, pasi i vuri drynin kolegjit turk në Tiranë

Lapsi.al 11 October 2022
Rama me Erdogan, pasi i vuri drynin kolegjit turk në Tiranë

“Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në Kompleksin Presidencial në Ankara ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”. Me këtë fjali të shkurtër është përcjellë vizita e Ramës në Turqi nga agjensia e lajmeve turke TRT.

Deri mbrëmjen e së martës, asnjë nga zyrat e shtypit nuk dhanë detaje për atë që është folur në takimin me dyer të mbyllura. Agjencia “Anadoly” shkruan se biseda ka zgjatur rreth 3 orë. Misteri dhe hamendësimet për takimin janë të shumta.

Megjithëse vizitat e Ramës drejt Turqisë janë rutinë, kjo e fundit mbart një ngarkesë të veçantë. Për herë të parë, kryeministri i Shqipërisë shkon me “kokën lart” tek ai që e quan “vëllai i madh”. Më në fund i ka përmbushur një dëshirë të vjetër, atë të mbylljes së kolegjit turk në Tiranë.

Qeveria shqiptare u vuri drynin dy institucioneve arsimore, kolegjit të vajzave “Mehmet Akif” dhe kopshtit “Zubeyde Hanim”, që ishin pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal Education”, e lidhur me gylenistët.

Si pretekst u gjet ndryshimi i godinës dhe nisja e vitit të ri arsimor pa licencën përkatëse, por në fakt arsyet reale janë të tjera. Presidenti turk Erdogan asnjëherë nuk e ka fshehur pakënaqësinë për klimën e përshtatshme që gjetën gylenistët në Tiranë, ku edhe ngritën bizneset e tyre.

Në vizitën e fundit në Tiranë, Erdogan lëshoi edhe një ultimatum për vazhdimin e partneritetit strategjik, që ishte largimi i gylenistëve nga arsimi, shëndetësia dhë nga komuniteti musliman.

Mbyllja e shkollave tregon se Rama është angazhuar ta çojë deri në fund dëshirën e Erdogan dhe me siguri që kjo ka zënë një vend të mirë në bisedën me presidentin turk. Duke ditur se për këtë do të marrë edhe shpërblimin e duhur, pak ditë më parë kryeministri i Shqipërisë paralajmëroi se vendi do të pajiste me 6 dronë Bayraktar që do t’i blejë në Turqi.©LAPSI.al

Lexo edhe: Rama si vasal i Erdoganit, godet shkollat e gylenistëve në Shqipëri

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI