Flash

Luljeta Bozo nuk e mbështet plotësisht protestën e pedagogëve për rritja pagash: Të vrasin mendjen, duhet të jenë edhe shkencëtarë

Lapsi.al 11 October 2022
Luljeta Bozo nuk e mbështet plotësisht protestën e

Deputetja e PS, Luljeta Bozo si një akademike me eksperiencë 58 vjeçare, ka komentuar peticionin dhe kërkesat e pedagogëve të universiteteve që janë ngritur në protesta për rritje të pagave dhe fondeve për kërkimin shkencor.

Në një intervistë për Top Channel, deputetja tha se e mbështet idenë se pedagogët duhet të kenë një trajtim më të mirë ekonomik.

“Janë disa problem që nuk ka lidhje as e majta as e djathta, arsimi është i të gjithëve”, shprehet Bozo.

Por duket se ajo është në të njëjtën linjë me kryeministrin Rama se jo të gjithë pedagogët duhet të paguhen njësoj, por të vlerësohen në bazë të performancës dhe t’i rrisin rrogën vetes.

“Pedagogu nuk duhet të jetë vetëm mësimdhënies por edhe shkencëtar. Të vrasin mendjen, të ulen e të bëjnë projekte!”, deklaroi Bozo për TCH.

Të këshilluara

Rama në Turqi, takim me Erdogan

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi, ku do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Takimi do të zhvillohet në orën 14.30 në kompleksin p...

15:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI