Flash

Historike/ Fjalimi i parë i Kosovës në Këshillin e Europës pritet me duartrokitje

Lapsi.al 11 October 2022
Historike/ Fjalimi i parë i Kosovës në Këshillin e

Kosova për herë të parë sot ka pasur të drejtën e fjalës në Asamblenë e Këshillit të Europës. Fjalimi i parë i Kosovës në KE është pritur me duartrokitje. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur në emër të shtetit, i cili në maj të këtij viti ka aplikuar të bëhet anëtar në këtë mekanizëm europian. Gjatë fjalimit, Bogujevci ka treguar se është e mbijetuar e një masakre gjatë luftës. Në mbyllje të fjalës së saj Bogujevci ka shprehur mbështetje për Ukrainën, duke thënë: 'Slava Ukraini'.

“Vetë jam e mbijetuar e një masakre gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të gjithë ne jemi me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që të marrë fund sa më parë dhe drejtësia të triumfojë”, është shprehur ajo.

Ky fjalim do të hyjë në histori si një nga momentet më të rndësishme të Kosovës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI