Flash

Tetë javë pezullim për Halilin, tetë ndeshje pa trajner për Kastriotin: Disiplina me dorë të rëndë

Lapsi.al 11 October 2022
Tetë javë pezullim për Halilin, tetë ndeshje pa trajner

Tetë ndeshje pezullim për Grent Halilin dhe po aq për Emiljano Çelën. Gjobat e zakonshme këtë herë janë shoqëruar edhe me dënime të forta të Komisionit të Etikës e Disiplinës, për javën e 7 të Superiores dhe të 5-ën e Kategorisë së Parë. Disiplina e ka dënuar drejtuesin e Tiranës për sjellje antisportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Për Halilin, kthimi në stadium do jetë pas 4 javësh, sepse gjysma është me kusht për një periudhë 6 mujore. E njëjta situatë edhe për trajnerin e Kastriotit. Çela do të mungojë 4 javë e pastaj mund të kthehet të drejtojë skuadrës, sepse edhe ndaj tij është vendosur dënimi i pjesshëm. Gjoba ndërkohë për cështjen e logove të munguara për Partizanin e Teutën.

Në Kategorinë e Parë e kanë pësuar zyrtarët e Besës Klodian Dervishi e Romeo Bizhdili. Të dy janë dënuar nga Disiplina për tetë javë. Dënim ka patur edhe për zyrtarin e Korabit Shpend Kumbarce, por ndaj tij Disiplina ka aplikuar vetëm 3 javë pezullim.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS SË FSHF

Zyrtari i KF Tirana, Grent Halilin, dënohet për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit, pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht për Halilin, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

FK Partizani, dënohet për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike. Të kuqtë nuk kanë vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës. Në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KS Kastrioti, Emiljano Cela, dënohet për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

KF Teuta dënohet për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike. Durrsakët nuk kanë vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës. Në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KATEGORIA E PARË

KF Luzi i Vogël 2008 dënohet për sjellje të gabuar të spektatorëve. në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FC Besa dënohet për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës. Në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i FC Besa, Klodian Dervishi, dënohet për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Besa, Romeo Bizhdili, dënohet për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KS Korabi, Shpend Kumbarce, dënohet për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FK Terbuni dënohet për sjellje të gabuar të spektatorëve. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI