Flash

Zakharova dhe Medvedev në listën “wanted” të 007 ukrainase

Lapsi.al 10 October 2022
Zakharova dhe Medvedev në listën “wanted” të 007

Në listën e të kërkuarve të shërbimeve të sigurisë të Ukrainës janë edhe Dmitry Medvedev dhe Maria Zakharova. Kjo është raportuar nga agjencia Novosti. Ajo citon informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kievit.

Mes emrave të tjerë “007”-at e Ukrainës duket se kanë edhe nënkryetarin aktual të Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ish-president i vendit, Dmitry Medvedev dhe Maria Zakharova, zëdhënësja e ministrisë së jashtme, që drejtohet nga Sergej Lavrov.

Në listën e të kërkuarve nga shërbimet sekrete ukrainase figurojnë edhe ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shoigu. Një tjetër është Sergej Naryshkin, drejtor i Shërbimit Ndërkombëtar të Inteligjencës ruse.

Edhe Vladimir Kolokoltsev, ministri i Brendshëm rus apo dhe Nikolaj Patrushev, Sekretar i Këshillit të Sigurimit të Federatës si dhe Aleksandr Bortnikov, drejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës ruse. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagoset shoferi

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. “Në Fushë Prezë, një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë drejtuesi i...

17:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI