Flash

Van der Bellen rizgjidhet president i Austrisë

Lapsi.al 10 October 2022
Van der Bellen rizgjidhet president i Austrisë

Në Austri ka fituar zgjedhjet presidenciale presidenti aktual Alexander Van der Bellen. Gjashtë bashkë-konkurruesit për postin më të lartë shtetëror kanë mbetur shumë pas me vota.

Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin publik austriak ORF 78-vjeçari Van der Bellen ka marrë mbi 78 për qind të votave. Kësisoj presidenti aktual i Austrisë rizgjidhet me shumicë absolute, që është e nevojshme në raudin e parë të presidencialeve për t’u zgjedhur. Tani nuk ka më nevojë për zgjedhje balotazhi.

Të gjithë kandidatët e tjerë për presidentet kanë mbetur shumë pas Van der Bellenit me vota. Kandidati që renditet i dyti i partisë populiste të djathtë FPÖ, Walter Rosenkranz ka marrë 18 për qind të votave. Ndërsa kandidatët e tjerë shënojnë kuota njëshifrore. Rezultati zyrtar pritet të shpallet gjatë së hënës (10.10), sepse pritet të numërohen edhe votat e dërguara me postë.

Detyra reprezentative 

Presidenti në Austri ka kryesisht detyra të përfaqësimit të vendit dhe zgjidhet çdo gjashtë vjet. Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë kandidatë për president si këtë herë. Krahas Van der Bellen ishin edhe gjashtë kandidatë të tjerë, katër prej të cilëve nga radhët e partive të kampit të djathtë dhe të gjithë burra.

Në Austri deri tani të gjithë presidentët, që kanë kandiduar për një mandat të dytë janë rizgjedhur. 78-vejçari Van der Bellen nuk sheh asnjë problem me moshën e tij të madhe. Ky post të jep forcë, tha ish-kryetari i partisë ekologjite të Austrisë gjatë votimit.

Partia konservatore ÖVP dhe ajo socialdemokrate hoqën dorë nga paraqitja e kandidatëve të tyre. Argumenti i tyre ishte, se në fushatën elektorale kundër presidentit aktual nuk do të kishin asnjë shans për të fituar dhe partitë preferonin më mirë t’i kursenin paratë e fushatës./DW/

Të këshilluara

Sulmi në Krime, palët shkëmbejnë akuza

Presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se shpërthimi në urën kyçe që lidh Krimenë me Rusinë ishte një akt terrorist, i planifikuar sipas tij nga shërbimet spec...

10:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI