Flash

Sekuestrohet 3.3kg lëndë narkotike në Mat, në kërkim tre persona

Lapsi.al 10 October 2022
Sekuestrohet 3.3kg lëndë narkotike në Mat, në kërkim

Tre persona, banues në Mat, janë shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se blutë janë informuar së këta shtetas kultivonin lëndë narkotike. Si rrjedhojë, u gjet dhe sekuestrua 3.3 kg kanabis. Kjo sasi ishte paketuar në formë boçeje.

Policia zbuloi se lënda narkotike i përkiste shtetasve: N. T., 34 vjeç, N. K., 31 vjeç dhe N. C., 63 vjeç. Vijon puna për vënien para drejtësisë të këtyre personave.

Njoftimi i policisë:

DVP Dibër / Vijon operacioni policor i koduar "Stojani",

Në kuadër të këtij operacioni goditet një rast tjetër i kultivimit dhe prodhimit të kanabisit. Sekuestrohen rreth 3.3 kg kanabis dhe një armë gjahu.

Shpallen në kërkim 3 shtetas si autorë të dyshuar të këtyre veprimtarive kriminale.

Më herët, në kuadër të operacionit “Stojani”, u sekuestruan 33 kg kanabis, u vu në pranga 1 shtetas dhe u shpall në kërkim vëllai i tij.

Të ngjashme: Kultivonin lëndë narkotike, arrestohen 3 persona në Lezhë

Në vijim të operacionit policor të koduar “Stojani”, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në territorin e fshatit Stojan, disa persona kishin kultivuar bimë narkotike. Mbi bazën e këtyre informacioneve është ushtruar kontroll i imtësishëm në territorin e fshatit Stojan, ku si rezultat i kontrollit nga forcat e posaçme Operacionale e "Shqiponja", si dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, është gjetur e paketuar sasia prej 3.3 kg lëndë e dyshuar narkotike canabis sativa, në forma boçeje.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se lënda narkotike e sekuestruar iu përkiste shtetasve N. T., 34 vjeç, N. K., 31 vjeç dhe N. C., 63 vjeç, të tre banues në Mat, të cilët janë shpallur në kërkim. Në vijim të kontrolleve, në banesën e shtetasit N. C., është gjetur një armë gjahu e cila, së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Durrës/ Gruaja godet me thikë bashkëshortin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Durrës, ku një grua ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj. Si pasojë, bashkëshorti ka mbetur i plagosu...

11:27

Digjet gjatë natës makina në Bilisht

Një makinë është djegur gjatë natës në Bilisht. Automjeti tip “Volksvagen” ka qenë i parkuar përpara banesës së shtetasit M.B. në momentin që ka shpërthyer në f...

09:12

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Parashikimi i motit: Pjesa e parë e ditës do të jetë kryesisht me kthjellime në një pjesë të mirë të territorit, por pritet të ketë dhe kalime të përkohshme të ...

07:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI