Flash

Përçahen serbët e Bosnjes, Millorad Dodik: Unë i fitova zgjedhjet, jemi mijëra vota në avantazh

Lapsi.al 10 October 2022
Përçahen serbët e Bosnjes, Millorad Dodik: Unë i fitova

Udhëheqësi nacionalist serb i Bosnjë Hercegovinës Millorad Dodik ka ripërsëritur se Republika Srpska votoi për koalicionin që drejtohej ajo.

"Republika Srpska votoi për Aleancën Social Demokrate të Pavarur dhe koalicionin qeverisës," tha ai.

Deklarata e Dodik vjen pas disa ditëve protestash nga opozita, liderja e së cilës Jellena Triviç shpalli fitoren një ditë pas zgjedhjeve të 2 tetorit duke pretenduar për manipulime në zgjedhje nga partia e Millorad Dodik.

Publikut iu prezantuan të dhëna kontradiktore në lidhje me numrin e votave dhe nuk u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje Hercegovinë.

"Rezultatet paraprake tregojnë se kam 29 mijë vota më shumë në zgjedhjet për Presidentin e Republikës Srpska. Me 98% të votave të numëruara, avantazhi ynë është i paarritshëm," tha ai.

Ndërkohë, opozita në Republika Srpska kërkon rinumërim të votave duke akuzuar koalicionin e Dodik për manipulime në zgjedhje.

Më 5 tetor, partitë opozitare në Republika Srpskan i paraqitën një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnje Hercegovinë për rinumërim votash duke përfshirë rinumërimin.

Ata pretendojnë se kanë konstatuar më shumë se njëqind parregullsi dhe se 65 mijë vota elektorale janë kontestuese./ Ora

Të këshilluara

Zelenski kërkon takim urgjent të G7

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka rënë dakord për nevojën për një takim urgjent të G7 me kancelarin gjerman Olaf Scholz. “U pajtuam me kancelarin Ola...

13:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI