Flash

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Lapsi.al 10 October 2022
Parashikimi i motit për këtë të hënë

Parashikimi i motit: Pjesa e parë e ditës do të jetë kryesisht me kthjellime në një pjesë të mirë të territorit, por pritet të ketë dhe kalime të përkohshme të vranësirave të lehta. Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditë vranësirat gradualisht do të bëhen mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës gjatë paradites parashikohet të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. POR parashikohet që në orët në vijim vranësirat të shtohen në të gjithë vendin, duke bërë që vranësirat të jenë dominuese në një pjesë të mirë të territorit.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut prej disa ditësh ndodhet në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin gjatë të hënës në orët e para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Ndërsa në orët në vijim pritet të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Veriore do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku do të ketë vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Gjithashtu edhe pjesa më e madhe e Evropës Qendrore paraqitet me vranësira dhe rrebeshe shiu. Ndërsa Lindje dhe Juglindja e kontinentit do të dominohen nga kthjellimet dhe vranësirat.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI