Flash

U ndje keq me kombëtaren, Mwepu diagnostikohet me sëmundje në zemër: ylli i Brighton braktis futbollin

Lapsi.al 10 October 2022
U ndje keq me kombëtaren, Mwepu diagnostikohet me sëmundje në
Ai mund dhe duhej të ishte 'truri' i Brighton. Ai mund dhe duhej ti qendronte besnik nofkës që i kishin vënë në moshë të vogël, "kompjuter". E kishin 'pagëzuar' ashtu për inteligjencën taktike dhe saktësinë në pasime. Por jo, Enock Mwepu në moshën 24 vjeçare nuk do të luajë më futboll. Ai u diagnostikua me një sëmundje të trashëguar të zemrës, e cila mund të ishte fatale nëse vazhdonte karrierën e tij. Ai u ndje keq gjatë pushimit për ekipet kombëtare. Duhej të drejtonte Zambian në testin kundër Malit, por përfundoi në spital. Ajo e tij është një sëmundje e pabesë, që nuk mund të zbulohej nga ekzaminimet e mëparshme të zemrës. Tekniku De Zerbi dhe pronari i klubit Tony Bloom janë dëshpëruar nga lajmi: "Ne do të bëjmë gjithçka për ta ndihmuar". ZBULIMI - Ishte pikërisht Bloom, një nga bastvënësit më të mëdhenj të të gjitha kohëve dhe kampion i shumëfishtë në poker, që e solli te Brighton. Ekipi i tij bën merkato me modelin Moneyball. Algoritmet tregonin se nuk kishte playmaker të ri me më shumë hapësirë për përmirësim se ai i Salzburg. Ai shpenzoi 25 milionë për ta marrë. Pothuajse në të njëjtën kohë miku i tij Patson Daka, qendërsulmues, u transferua te Leicester. Luanin bashkë që në adoleshencë. Enock pasonte dhe Patson shënonte, duke arritur të shpëtonin nga një fëmijëri e vështirë. BUZËQESHJA - Mwepu e shpalli lamtumirën e tij me një buzëqeshje: "Një djalë nga një qytet i vogël i quajtur Chambishi ka diçka për t'ju thënë. Ai ka ndjekur prej kohësh ëndrrën për të luajtur futboll sa më lart që të jetë e mundur. E ka arritur në Premier League. Ëndrra mbaroi, por përfshirja ime me futbollin nuk mbaron”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI