Flash

Gjendet një makinë e djegur në Fier, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale (VIDEO)

Lapsi.al 10 October 2022
Gjendet një makinë e djegur në Fier, dyshohet se është

Një automjet i tipit ‘Mercedes Benz’ është gjetur i shkrumbuar totalisht në afërsi të fshatit Shtyllas në Fier. Makina është pa targa dhe dyshimet janë që mund t’i jetë vendosur flaka qëllimisht. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë flakët e kanë njoftuar forcat zjarrfikëse. Makina është gjetur në një rrugë dytësore, lidhëse me By-Passin e Fierit. Dyshimet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale kanë bërë që të nisë puna për identifikimin e pronarit të automjetit nëpërmjet numrit të shasisë e detajeve të tjera, që i kanë shpëtuar djegies.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fier-Levan, në anë të rrugës së fshatit Shtyllas, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip "Benz”, pa targa. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

[video width="240" height="132" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/10/WhatsApp-Video-2022-10-10-at-6.46.20-PM-2.mp4"][/video]

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagoset shoferi

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. “Në Fushë Prezë, një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë drejtuesi i...

17:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI