Flash

Shoqërimi i Endrit Dokles, me gruan dhe fëmijën në Benz-in e blinduar

Lapsi.al 9 October 2022
Shoqërimi i Endrit Dokles, me gruan dhe fëmijën në Benz-in e

Policia lë të lirë pas shoqërimit Endrit Doklen, emri i të cilit u ekspozua së fundmi nga dëshmia e Nuredin Dumanit, për një konflikt me të zhdukurin Ervis Martinaj. 39-vjeçari u shoqërua pasi lëvizte në një automjet së bashku me një të kërkuar për posedim armësh pa leje.

Pasditen e së shtunës Endrit Dokle lëvizte me një Mercedes-Benz S-class të blinduar me targa bullgare. Ata u ndaluan në bulevardin "Migjeni". Dokle ishte udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.

Mjeti luksoz drejtohej nga Gentian Reçi ndërsa pasagjer në vendin e parë ishte Fatjon Murati. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim nga policia prej muajit korrik.

Ai rezultonte bashkëpunëtor i shtetasit Kristjan Gjini i arrestuar gjatë operacionit “Ruger”, ku në dy ambiente të marra me qira në një kompleks rezidencial, u zbuluan armë të ndyshme, silenciator, maska dhe radio policie. Në këtë operacion u ndalua edhe një vajzë.

Pas kontrollit, bashkëshortja e Dokles bashkë me fëmijën janë larguar me një taksi. Ndërsa Dokle bashkë me Gentian Reçin u shoqëruan në drejtorinë e policisë, ku pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.

Indrit Dokle u lirua nga burgimi i përjetshëm në janar të vitit 2020 nga gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha. Sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, Ervis Martinaj ishte gati të paguante 500 mijë euro për ta ekzekutuar atë.

Lexo më tej: U arrestua në makinën e Endrit Dokles, kush është Fatjon Murati 

Lexo më tej: Lirohet nga policia Endrit Dokle dhe kunati i tij Gentian Reçi 

Të këshilluara

Elbasan/ Endacaku plag os pronarin e lokalit

Plag osje me thikë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se i plago suri është Fabio Shybeja, i cili ka një lokal në Elbasan, të cilin e menaxhon familja e tij. Au...

19:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI