Flash

Feston Ronaldo/ Shënon golin e parë për Manchester këtë sezon

Lapsi.al 9 October 2022
Feston Ronaldo/ Shënon golin e parë për Manchester këtë

Feston Cristiano Ronaldo. Sulmuesi shënoi golin e parë për këtë sezon me Manchester United. Portugezi realizoi golin e dytë për “djajtë e kuq” në fushën e Everton mbrëmjen e së dielës.

Goli u realizua në minutën e 44-t. Në fillim shënuan vendasit që në minutën e 5-të me Iwobi. Manchester barazoi me Antony, 10 minuta më pas. Ishte Ronaldo ai që pasi mori një pasim të gjatë mposhti portierin. CR7 u rikthye. 

https://twitter.com/totalcristiano/status/1579181392604241922?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1579181392604241922%7Ctwgr%5E543ff795dd87054dd27c76c000faab057ffe6e6c%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.caughtoffside.com%2F2022%2F10%2F09%2Fvideo-cristiano-ronaldo-finally-scores-his-first-premier-league-goal-of-the-season%2F

Pak ditë më parë mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United u fol për një thyerje përfundimtare. Mediat raportuan se portugezi do të largohet nga Anglia në janar. Pika që derdhi gotën ishte pankina në derbin e humbur 6-3 ndaj City. Mediat në të gjithë Anglinë theksuan se CR7 kishte luajtur vetëm 80 minuta në Premier League. Madje nuk kishte qenë asnjëherë titullar nga humbja 0-4 me Brentford në fillim të shtatorit.

Pesë herë Topi i Artë në verë bëri gjithçka për të ndryshuar ambjent. Por të gjitha përpjekjet e menaxherit të tij të fuqishëm Jorge Mendes për t’i gjetur një ekip elitar në Evropë, shkuan bosh. Ronaldo dëshiron të luajë sërish në Champions League dhe, për këtë motiv, javë më parë i tha jo ofertës së cmendur dyvjeçare prej 242 milionë eurosh nga Arabia Saudite e Al-Hilal. Por pankina në derbi nuk durohet. Te United tani janë të bindur se gjëja më e mirë për të gjithë është ta lënë CR7 të shkojë. Tani i takon Mendes t’i gjejë fenomenit 37-vjeçar një skuadër që luan në fazën eliminatore të Champions League. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Elbasan/ Endacaku plag os pronarin e lokalit

Plag osje me thikë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se i plago suri është Fabio Shybeja, i cili ka një lokal në Elbasan, të cilin e menaxhon familja e tij. Au...

19:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI