Flash

Kultivonin lëndë narkotike, arrestohen 3 persona në Lezhë

Lapsi.al 8 October 2022
Kultivonin lëndë narkotike, arrestohen 3 persona në Lezhë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës. Ata akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se janë arresuar Gjok Marku, Alban Lleshaj dhe Alfred Doda. Uniformat blu bëjnë me dije se ata u kapën në flagrancë duke shkuar me automjet në drejtim të zonës ku kishin kultivuar bimë kanbis.

56 –vjeçari Gjon Marku banues në Velë, sipas policisë rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”

Njoftimi i policisë:

Finalizohet, pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Vela”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë. Dokumentohen disa raste të kultivimit të bimëve të dyshuara narkotike, në zonën e fshatit Velë.

Gjatë periudhës hetimore, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar rreth 150 bimë të dyshuara narkotike të kultivuara. Po ashtu ka sekuestruar rreth 200 bimë kanabis në proces tharjeje.

U kapën në flagrancë duke shkuar me automjet në drejtim të zonës ku kishin kultivuar bimët narkotike. Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim gjatë periudhës hetimore.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre u gjetën mjete për përpunimin e bimëve narkotike.

Në kuadër të procedimit penal të nisur nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative për kultivim të bimëve narkotike në zonën e fshatit Velë, ka vijuar hetimi proaktiv disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vela”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

– Gj. M., 56 vjeç, banues në Velë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. (me precedent të mëparshëm kriminal);

– A. Ll., 37 vjeç dhe A. D., 43 vjeç, të dy banues në Tresh.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë disa muajve, kanë kultivuar në zona të pyllëzuara të fshatit Velë, Lezhë, rreth 150 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies, nga shërbimet e Policisë, gjatë periudhës hetimore.

Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe hetimore, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 200 bimë narkotike në proces tharjeje, që këta shtetas i kishin vendosur në një banesë të braktisur në këtë zonë, të cilën dyshohet se e përdornin për këtë veprimtari kriminale.

Shtetasit Gj. M., A. Ll. dhe A. D. janë lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, duke udhëtuar me një automjet, në zonën Kolsh, në drejtim të zonës ku janë evidentuar bimët narkotike. Gjatë kontrollit në momentin e ndalimit, brenda në automjet janë gjetur mjete pune për përpunimin e bimëve narkotike.

Vijon puna hetimore për identifikimin e rasteve të tjera dhe dokumentimin e plotë të implikimit të këtyre shtetasve në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI