Flash

“Ata më kaluan dorën nën sytjena": kontrolle abuzive në Lisbonë, tifozët e PSG të indinjuar

Lapsi.al 8 October 2022
“Ata më kaluan dorën nën sytjena": kontrolle abuzive

Të shumtë janë tifozët e Paris Saint Germain që janë kthyer nga transferta në Lisbonë të indinjuar. Pas ndeshjes së Champions League kundër Benfica, ata denoncuan në rrjetet sociale sjelljen e stjuardëve dhe policisë përpara se të hynin në Estadio da Luz. Në fakt, kontrollet e kryera nga punonjësit dhe policia kanë qenë të tepruara, në kufi me abuzimin.

Denoncimet e tifozëve të PSG-së vijnë njëra pas tjetrës në Twitter dhe kanë tronditur jo pak opinionin publik. Shumë tifozë parisienë në fakt u ndjenë të poshtëruar nga kërkimet e papërshtatshme të stafit portugez në Lisbonë. E gjitha kjo në hyrje të stadiumit të Benfica, ku ekipi i tyre po përgatitej të sfidonte vendasit. Dëshmi të shumta të mbledhura, me disa tifoze femra të tronditura nga ngjarja: “Ata filluan të më kalonin dorën nën sytjena, duke këmbëngulur”, tha njëra prej tyre për RMC Sport. “Më ngritën duart nga trupi, u thashë se nuk isha dakord, por ata vazhduan. Vetëm pas kësaj kam arritur të kaloj”.

Shumë tifozë të tjerë kanë shkruar se çfarë ndodhi: “Ishte një poshtërim, ishte tronditëse”, tha një tjetër mbështetës i parizienëve. “Është për të ardhur keq. Ndihej si përdhunim kolektiv”. Një tjetër shtoi: “Filluan të më preknin organet gjenitale dhe shpinën, duke shkuar deri në kufi për të më bërë një ekzaminim rektal… Kjo është e papranueshme. Unë pothuajse e perceptova atë si një përdhunim”. Këto episode nuk duket se janë rezultat i një mbrëmjeje veçanërisht rigoroze të punonjësve të da Luz. Edhe tifozët e Maccabi në fakt kishin raportuar sjellje të ngjashme. Ndërkohë në rrjetet sociale ka dalë hashtagu #BenficaRapedMe.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI