Flash

Aksion masiv në Krujë, 5 në pranga dhe 2 në kërkim

Lapsi.al 8 October 2022
Aksion masiv në Krujë, 5 në pranga dhe 2 në kërkim

Pesë persona janë vënë në pranga të policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Krujë për kultivim të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se janë sekuestruar 5.3 kg kanabis, që ishte gati për treg. Ndërkohë janë asgjësuar mbi 1353 bimë të mbjella në zona të pyllëzuara.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë Artan Elezaj, Afmet Elezaj, Sokol Xaka, Përparim Kasa, Gëzim Lloti. Janë shpallur në kërkim Muharrem Xaka, Bilal Afmeti. Gjatë aksionit janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, mijëra euro, katër automjete, 9 telefona dhe një armë gjahu.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i finalizimit të këtij megaoperacioni sekuestrohen 5.3 kg kanabis të gatshme për shitje, si dhe janë evidentuar e asgjësuar gjatë periudhës hetimore, 1353 bimë kanabisi, të kultivuara në zona të pyllëzuara.

Vihen në pranga 5 shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre. Sekuestrohen gjithashtu, 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në zona të pyllëzuara, si dhe pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjuqësor Krujë, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacioni policor antikanabis të koduar “Survey”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-A. E., 35 vjeç, A. E., 41 vjeç ( vëllezër), S. X., 24 vjeç, G. Ll., 36 vjeç dhe P. K., 47 vjeç.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit M. X., 26 vjeç (vëllai i shtetasit të arrestuar S. X.) dhe B. A., 37 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në kohë dhe në ambiente të hapura të ndryshme, 1353 bimë narkotike, në zona të pyllëzuara të fshatit Bruz Mal, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar përgjatë periudhës hetimore. Në vijim të kontrolleve në kuadër të operacionit “Survey”, në banesën e shtetasit të arrestuar G. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 5.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis e gatshme për shitje. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu, të dyshuara të përfituara apo të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasve M. X. dhe B. A. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Territori shqiptar do të vijojë të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ato do të sjellin gjatë paradites dominimin të motit të kthjellët. N...

08:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI