Flash

"Më lironi ose flas!"/ Berisha: Bllako u lirua pasi 'kërcënoi' Velinë dhe Ramën

Lapsi.al 7 October 2022
"Më lironi ose flas!"/ Berisha: Bllako u lirua pasi

Në takim me qytetarët e Memaliaj, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal dhe te lirimi nga burgu i ish-deputetit Alqi Bllako. Berisha deklaroi se Bllako është liruar nga burgu pasi ka kërcënuar Edi Ramën dhe Erion Velinë se do të flasë. Ai tha ndër të tjera se PD nuk do të ndalet para këtyre vjedhjeve duke paralajmëruar protesta të fuqishme.

Deklarata e Berishës"

420 milionë euro, asnjë djegës nuk ekziston që ta dini ju. Mafia e ka si pikë mjalti plehun, plehu është terreni më i përshtatshëm që të shtrijë tentakulat e veta. Rama e dëshmoi këtë më mirë se kushdo tjetër. U instaluan hedhurina në Elbasan, i Tiranës nuk ekziston.

Rama e ka kthyer në bixhoz pasurinë publike, faturën e paguajnë qytetarët. Dje bëra public një informacion, furrave të kafshatësua ka rritur çmimin nga 72 lekë në 225 lekë kilovatin, nuk ka diskutim që atë çmim do ja faturojë klientit. Pasi deklaroi se furrat nuk do i përfshijë në fashë e bëri, edhe fabrikat e miellit. Ndërkohë, 200 milionë euro është detyrimi që kanë inst shtetërore ndaj OSSH-së, ju i keni dhënë paratë.

Dje liruan deputetin pasi ua kërciti dhëmbët Veliajt dhe Ramës, më lironi ose do flas. Bllako e kishte vjedhur 10 deri në 12 milionë, sikur të ishte ndonjë shef ekzekutivi të një corporate të madhe. A i pranojmë ne të gjitha këto vjedhje? Jo! E gjitha kjo është sepse Edi Rama ka gjetur naftën dhe energjinë si një shpatë për tu ulur kokën shqiptarëve, por ne nuk ndalemi. Do protestojmë!

Të këshilluara

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel për Paqen

Janë shpallur fituesit e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2022. Zgjedhja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe ishte ndoshta edhe më e vështirë këtë vit. Ales ...

11:32

SHBA-ja sanksionon shtatë zyrtarë iranian

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj shtatë zyrtarëve të lartë iranianë lidhur me kufizimin e qasjes në internet dhe “dhunën e vazhduesh...

09:47

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI