Flash

Çfarë bëri gjatë shtatorit? SPAK e ka një përgjigje

Lapsi.al 7 October 2022
Çfarë bëri gjatë shtatorit? SPAK e ka një

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, SPAK, ka publikuar statistikat për muajin shtator.

Nëpërmjet një komunikate për mediet. SPAK bën me dije se gjatë shtatorit janë paraqitur 14 kallëzime penale, nga të cilat, është vendosur mosfillim i hetimeve për një kallëzim.

Janë regjistruar 22 procedime penale, nga të cilët 11 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Janë dërguar për gjykim 2 procedime penale me 2 persona të pandehur, nga të cilat, një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme është miratuar nga Gjykata e Posaçme masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 3 vendime themeli. Janë deklaruar fajtorë 4 të pandehur. Dhe, për një të pandehur është dhënë pafajësi.

Lexo më tej: Thirret në SPAK ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato 

Janë kthyer 30 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar 4 vendime penale. Ato kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë. Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 7 të dënuar. Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 15 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 4 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Janë nxjerrë vendime nga prokurorët për 5 të dënuar për përfundimin e dënimit alternativ.

Janë vënë në ekzekutim 6 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë. Si dhe janë dërguar 10 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Koordinimi me të huajt

Është dërguar pranë autoriteteve të huaja një kërkesë për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore. Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë. Me qëllim ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga jashtë vendit në Shqipëri. Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e një shtetasi shqiptar. Janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja sa u përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim, palë në këto marrëveshje nga të cilat, 3 takime janë zhvilluar jashtë vendit dhe 3 takime janë zhvilluar në Shqipëri.

Trajnimet dhe buxheti

Shtatë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë marrë pjesë në 6 Trajnime dhe Konferenca jashtë vendit. U është kthyer përgjigje e plotë 13 kërkesave zyrtare për informacion. Është hartuar Programi Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 i SPAK. Është harutar përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore. Është hartuar Raporti i Monitorimit të Zbatimit të Buxhetit për 8 mujorin 2022 të SPAK. Janë iniciuar 4 procedura prokurimi. Janë nënshkruar 7 kontrata të furnizimit me mallra dhe shërbime.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI