Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Berisha: Rritja e çmimit të naftës, Rama tallet me shqiptarët

Lapsi.al 7 October 2022
Berisha: Rritja e çmimit të naftës, Rama tallet me

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Rama. Në një takim në Gjirokastër, Berisha tha se qeveria tallet me shqiptarët në kohë krizë.

“Kjo është një qeveri që nuk pyet për qytetarët. Nuk pyet për qytetarët ai që harxhon mbi 2 milionë euro udhëtime me avion në dispozicion. Në një kohë kur mund të udhëtojë me bileta, linja tregtare siç udhëtojnë shumë kryeministra. Nuk pyesin për qytetarët që porosisin një biftek aq sa shpenzon një familje 5 muaj për ushqimin e vet.

Nuk mundet një ministër, zyrtar që t’i lejojë vetes një abuzim të tillë. Edhe nëse është i pasur vetë, fakti që është në detyrën e ministrit, është i detyruar të mendojë për qytetarin. Po lëre pastaj se si e kanë pasurinë. E kanë vendosur në kurriz të qytetarit. Ndaj dhe ju ftoj të dashur miq të angazhohemi në këtë betejë sikundër të angazhohemi në protesta të fuqishme” – tha Berisha.

LEXO EDHE: Berisha në Gjirokastër: Kemi përgjegjësi për ndryshimin

Berisha komentoi edhe rritjen e çmimit të naftës për të cilin tha se Rama tallet me shqiptarët.

“Dy javë më parë deklaroi rritjen me 420 lekë mbi 800 kilovat. U tërhoq, sot e vendosi për muajin nëntor. Mirë e bën nëse e lejojmë, ne duhet të ngrihemi të gjithë. Sot nafta kishte rënie në bursë, sot ai e rriti me 220 lekë të tjera. Ai tallet me shqiptarët. I shumëzon me zero, me një arrogancë të verbër. I mashtron çdo ditë” – tha Berisha që premtoi se opozita ka një paketë antikrizë.

“Kemi paketën antikrizë me të cilën do të japim përgjigjen më të mirë. Do të vendosim minimumin jetik, ndër aktet e para. Kemi biseduar dhe negociuar me sindikatat dhe po përllogaritim minimumin jetik. Do të mbi dyfishojmë rrogat, pensionet, ndihmën ekonomike. Do të përgjysmojmë taksat mbi naftën, do të subvencionojmë transportin publik. Çdo qeveri që ndjen dhimbjen e qytetarëve, ka të gjitha mundësitë ti lehtësojë ato, ti përgjysmojë dhe të qetësojë krizën” - tha Berisha që foli edhe një herë për bashkim të opozitës.

“Nuk mund të na pengojnë ne përpjekjet për zgjedhjet lokale, me të cilat do ecim si opozitë e bashkuar. Do të bëjmë gjithçka për të dalë me një kandidat. Kjo nuk mund të na pengojë për të ndërmarrë protestat më të fuqishme, sepse përndryshe do të kemi rrënim, rrënim dhe vetëm rrënim” – tha kreu i PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr i madh në Nivicë

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në Nivicë, Bashkia Himarë. Zjarri ka rënë tek ullinjtë në vendin ku rruga merr drejtimin për Kakome. Nga flakët...

16:52

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI