Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Berisha në Gjirokastër: Kemi përgjegjësi për ndryshimin

Lapsi.al 7 October 2022
Berisha në Gjirokastër: Kemi përgjegjësi për ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me banorët e Gjirokastrës deklaroi se duhet të bëjnë gjithçka si forcë politike për të sjellë ndryshim. Kryedemokrati Berisha u shpreh se kanë përgjegjësi ndëesa shtoi se në çdo akt dhe veprim, janë realë.

“Gjirokastra ka qenë dhe mbetet një qendër e ndritur kulture, një universitet i vërtetë i bashkëjetesës të shqiptarëve, grekëve, vllehve që i bën nder mbar kombit shqiptar. Gjirokastra me trashëgiminë e saj, me atë që baballarët, gjyshërit tuaj kanë krijuar, qëndron në kurorën e trashëgimive kulturore të botës.

Ne këtë kontekst, mbetem gjithnjë frymëzues, veprat krijimet e paraardhësve tuaj. PD është një parti e traditës, konservatore do të thotë traditë. Dhe ne respektojmë shumë traditën tonë më të mirë.

Sot, unë jam këtu për të dëgjuar zërin tuaj, për të diskutuar me ju, por edhe për të kërkuar nga ju, nga mbarë demokratët dhe demokratet e këtij qyteti, nga PD-ja, një shumëfishim të përpjekjeve tona, për të përmbushur misionin e rëndësishëm, misionin jetik që ne kemi sot, si demokrate e demokratë. Mision në një kohë kritike.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se fakti që ne ndodhemi në mandatin e tretë të një qeverie që kalon nga skandali në skandal, në një mënyrë ose në një tjetër, na bën përgjegjës dhe ne. Në një mënyrë ose tjetër na vë para një përgjegjësie të madhe shoqërore dhe kombëtare.

Ndaj dhe apeli, kushtrimi i thellë i yni sot është, të bëjmë gjithçka si forcë politike për ndryshimin. Të bëjmë gjithçka për realizëm, që në çdo akt dhe veprim tonë të jemi të vërtetë, real.”-tha Berisha.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Nivicë

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në Nivicë, Bashkia Himarë. Zjarri ka rënë tek ullinjtë në vendin ku rruga merr drejtimin për Kakome. Nga flakët...

16:52

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI