Flash

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, 3 të plagosur

Lapsi.al 7 October 2022
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, 3 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan dhe si pasojë e tij janë lënduar 3 persona.

Burime të siguruara thanë se karrotreci po vinte nga Pogradeci në drejtim të Korçës ndërsa mjeti tjetër nga Maliqi në drejtim të Pogradecit.

Të njëjtat burime thanë se mjeti tjetër, nga shpejtësia tej normave të lejuara ka humbur kontrollin në kthesë duke u përplasur me karrotrecin.

Ndërkohë që mjeti Audi është shkatërruar plotësisht.

"Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip "Benz", me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip "Audi", shtetasi E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.

Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Nivicë

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në Nivicë, Bashkia Himarë. Zjarri ka rënë tek ullinjtë në vendin ku rruga merr drejtimin për Kakome. Nga flakët...

16:52

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI