Flash

Zbardhen detaje të reja nga vdekja e të dënuarit në Shënkoll

Lapsi.al 6 October 2022
Zbardhen detaje të reja nga vdekja e të dënuarit në

Ministria e Drejtësisë zbardh shkaqet e vdekjes së të dënuarit në burgun e Shënkollit. Sipas komunikatës për mediat, thuhet se Azem Dauti, 61 vjeç, lindur dhe banues në Dibër, i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje” me masë “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” dhënë me vendim të Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Dibër ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës. Dauti kishte vuajtur dënimin fillimisht në burgun e Zaharisë dhe vuante nga disa sëmundje, duke marrë prej vitesh kurim.

Sot rreth orës 15.06 minuta, pasi ka konsumuar edhe vaktin e drekës, pacienti është konstatuar në gjendje shumë të rëndë klinike nga stafi mjekësor, pa puls, pa tension, pa refleks corneal dhe bulbar.

Menjëherë është transportuar drejt spitalit të Lezhës, por fatkeqësisht është njoftuar vdekja e pacientit me diagnozë nga institucioni drejt spitalit: Insufiçiencë kardio- pulmonare akute me propabilitet infarkt akut miokardi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI