Flash

Sulmohet me armë bashkia/ Ekzekutohet kryebashkiaku, i ati dhe 16 persona

Lapsi.al 6 October 2022
Sulmohet me armë bashkia/ Ekzekutohet kryebashkiaku, i ati dhe 16 persona

Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje kryetarin e një qyteti të vogël në perëndim të Meksikës dhe të paktën 17 të tjerë. Policia thotë se disa individë të armatosur sulmuan dje bashkinë e San Miguel Totolapan. Këtë të enjte bashkia është e mbushur me vrima plumbash. Partia e majtë PRD e kryebashkiakut Conrado Mendoza Almeda dënoi vrasjen e tij “frikacake” dhe kërkoi drejtësi. Për sulmin është fajësuar banda kriminale Los Tequileros, e cila është e lidhur me një kartel të fuqishëm droge.

Oficerët e policisë dhe punonjësit e këshillit u vranë gjithashtu në masakër. Babai i Mendoza Almeda-s, ish-kryetari i bashkisë Juan Mendoza Acosta, u vra gjithashtu në shtëpinë e tij. Atentati ndaj tij u bë përpara se sulmi të zhvendosej në bashkinë e qytetit.

San Miguel Totolapan shtrihet në zemër të një rajoni të njohur si Tierra Caliente. Kjo është një pjesë e dhunshme e Meksikës perëndimore të kontrolluar nga karteli i drogës.  Grupe të ndryshme luftojnë për kontrollin e rrugëve fitimprurëse të drogës në veri përgjatë korridorit të Paqësorit, shton korrespondenti ynë.

Në një raport paraprak të parë nga mediat lokale, prokurori i përgjithshëm i Guerreros tha se përveç 18 individëve që u vranë, tre persona u plagosën. Pas sulmit, ministria e mbrojtjes tha se po vendoste njësi të ushtrisë dhe marinës në zonë për të gjetur personat e armatosur.

Të këshilluara

Polonia i kërkon SHBA-së bomba bërthamore

Presidenti polak, Andrzej Duda, tha se Polonia është duke biseduar me Shtetet e Bashkuara për përfshirjen në Programin për shkëmbim bërthamor, që u lejon shtete...

15:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI