Flash

Parashikimi i motit: Alternime të kthjellimeve dhe vranësirave

Lapsi.al 6 October 2022
Parashikimi i motit: Alternime të kthjellimeve dhe vranësirave

Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ato do të jenë më të dukshme në zonat malore. Ndërsa, sipas Meteoalb, në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shfaqen në një pjesë të mirë të territorit, por nuk do të sjelli reshje në vend.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës në pjesën më të madhe të territorit parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve pothuajse përgjatë gjithë 24_orëshit. Ndërsa zonat Veriore dhe pjesërisht Qëndrore do të jenë me orë të shumta me diell, por pas mesdite do të kenë dhe kalime të lehta të vranësirave.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditë do të sjelli në Maqedoninë e Veriut orë të shumta me diell në të gjithë vendin.  Por në pjesën e dytë të ditës pritet që në zonat Veriore të ketë kalime të lehta dhe të përkohshme të vranësirave, të cilat nuk do të sjellin reshje. Ndërsa pjesa tjetër e MV do të vijoj në dominim e kthjellimeve.

Të këshilluara

Mbytet në Durrës 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është mbytur në Durrës.  Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në sektor Rinia. Mësohet se ai jetonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Grupi hetimor...

15:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI