Flash

Gjenden 2 pistoleta në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, arrestohet shoferi

Lapsi.al 6 October 2022
Gjenden 2 pistoleta në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, arrestohet

Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta në makinën tip BMW të ish-deputetit Mark Frroku. Policia e ka ndaluar për kontroll makinën me targa AA 008 EJ në bulevardin “Migjeni” në zonën e Yzberishit. Gjatë kontrollit të makinës, ish-deputeti nuk ka qenë në makinën e tij. Ajo drejtohej nga shoferi personal i tij, Albert Prendi. Policia tha me një njoftim se Prendi është arrestuar në bazë të operacionit të koduar “Bulevardi”.

“Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjatë kontrollit në automjetin që po drejtonte ky shtetas, në bulevardin "Migjeni", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas Ora News shoferi ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se armët i përkisnin atij. Policia kriminale, ka kërkuar kryerjen e ekspertimit balistik dhe daktiloskopik të dy armëve. Kjo, me qëllimin e vetëm për të mësuar nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale.

Hetuesit duan të zbulojnë nëse këto 2 armë u përkasin personave të tjerë që mund të kenë lënë gjurmë biologjike apo gjurmë gishti. Mandati i deputeti Mark Frrokut u la përgjysmë pas akuzave dhe më pas dënimit me burg për një vrasje në Belgjikë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sherr në Vlorë, 3 të plagosur (Emrat)

Tre persona janë plagosur këtë mbrëmje në Vlorë, si pasojë e një sherri. Personat janë konfliktuar në një berberanë në lagjen 28 Nëntori. Konflikti ka agr...

21:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI